Postimi i Dua Lipës drejtuar ‘Apple’ për shkak se në hartën e tyre nuk ndahej Kosova nga Serbia prej ditësh është kthyer në temën kryesore. Më pas ajo publikoi hartën e Shqipërisë së Madhe me mbishkrimin “Authoctonus” dhe kaq mjaftoi që rrjeti t’i kthehej kundër. Mbrëmjen e kaluar Dua bëri një postim sqarues, duke thënë se nuk dëshiron të shpërndajë urrejtje por dëshiron të flasë me krenari për rrënjët e saj shqiptare.
“Me postimin tim paraprak nuk kisha menduar kurrë të nxis urrejtje. Më trishton dhe më zermëron fakti që postimi im është interpretuar keq me dashje nga disa grupe dhe individë që promovojnë separatizmin etnik, diçka që e kundërshtoj plotësisht. Sa herë që postoj për Kosovën ‘feedi’ im çmendet, (marrë shumë reagime)edhe nëse është diçka që ka të bëjë me gëzimin, ushqimin apo muzikën dhe përballem me rezistencë të ashpër për idenë e një kulture autentike kosovare. Ne të gjithë meritojmë të ndihemi krenarë për etninë dhe prej nga jemi. Unë thjesht dua që shteti im të prezantohet në hartë dhe të jem në gjende të flas me krenari dhe gëzim për rrënjët e mia shqiptare dhe shtetin tim mëmë. Inkurajoj të gjithë të përqafojnë trashëgiminë e tyre dhe të dëgjojnë e mësojnë prej njeri-tjetrin. Paqe, dashuri dhe respekt për të gjithë”, shkruhej në postimin e Duas. Kjo ka bërë të komentojë edhe vjehrrën e Duas, Yolanda Hadid.
“E thënë shumë mirë”, shkruan ajo. Megjithatë edhe në komentin e saj ka patur reagime kundër dhe duket se kjo temë do të zgjasë edhe ditët në vazhdim./alsat/
Burimi e ndihmon Anisën të pastrohet
30 ditë paraburgim për Marko Daniqin, i akuzuar për sulmet n...
Haradinaj premton lehtësira tatimore për prodhuesit vendorë ...
Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja për nevoja op...
G7 konfirmon zotimin për të vendosur masa të ashpra ndaj Rus...
“24 orë i ki me Xheneten, se tani dal une!”, Driloni ngacmon...