Uma Thurman ka postuar në llogarinë e saj në Instagram një shkrim që sugjeron se ajo është viktimë e manjatit të filmave Harvey Weinstein.
“Jam falënderuese sot, se jam gjallë, për të gjitha ata që i dua, për të gjitha ato që kishin kurajë të mbrojnë të tjerët”, shkruan ylli i filmit Pulp Fiction, transmeton portali arbresh.info
“Kam thënë se isha e zemëruar së fundmi, dhe i kam disa arsye, #metoo (thurja që po përdoret për personat që kanë pasur histori të abuzimeve apo ngacmimeve seksuale, shpjegimi ynë), në rast se nuk e keni vërejtur nga pamja e fytyrës sime.
“Ndjej se është e rëndësishme të merrni kohën tuaj, të jeni të drejtë, të jeni të saktë, kështu që… Urime Dita e Falënderimeve të Gjithëve!
“(Përveç teje Harvey, dhe të gjithë ju komplotistë të çoroditur – Jam e lumtur që po shkon ngadalë, nuk e meriton një plumb)”, ka shkruar ajo.
Postimi ishte shoqëruar me një fotografi nga filmi Kill Bill: Volume 2, një film i Miramax, themelues i të cilit është Harvey Weinstein./Arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza