Më 24 korrik të këtij viti, Jennifer Lopez i ka mbushur plot 50 vjet, mirëpo në bazë të pamjes së saj, duket sikur plakja e ka harruar.
Këngëtarja dhe aktorja e famshme ka një trup për të cilin ia kanë zili edhe koleget e saja që janë dy herë më të reja në moshë. Ndërsa ajo është e vetëdijshme për këtë, prandaj nuk heziton që ta tregojë fizikun e saj.
Kështu ka vepruar edhe përmes një fotografie të publikuar në Instagram, ku ka pozuar me kostum larjeje, ndërsa ka vënë në plan të parë pjesën e pasme.
Ndryshe, ditë më parë, J.Lo e befasoi partnerin e saj, Alex Rodriguez, duke i dhuruar një veturë për ditëlindje në vlerë prej 250.000 dollarësh.
Në këtë mënyrë, ajo ia ktheu favorin, pasi edhe ai i kishte dhuruar veturë për ditëlindjen e 50-të të bukuroshes. /Telegrafi/
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...