Google ADS

Edhe pse e tradhtoi, Tristan i bën urimin më të veçantë Khloes për ditlindje

23:11 | 27 Qershor 2019
A. B.

Motra e klanit Kardashian/Jenner, Khloe Kardashian sot festoi ditëlindjen.

Përveç urimeve që mori nga motrat dhe nëna, Khloe pranoi një urim të veçantë nga ish-partneri i saj, Tristan Thompson, shkruan portali arbresh.info

Ani pse e tradhtoi me shoqen e Kyliet, Tristan tani e quan Khloen njeriun më të bukur që ka takuar.

“Gëzuar ditëlindjen @khloekardashian

Ti je njeriu më i bukur që kam takuar ndonjëherë brenda dhe jashtë. Faleminderit që je një nënë e mrekullueshme për princeshën tonë True. Ajo është e bekuar që ka dikë si ti për tu kujdesur. Të dëshiroj shumë sukses dhe paç gjithë fatin dhe bekimin e Zotit gjatë gjithë jetës tënde. Shijoje ditën tënde Koko <3 ”, shkruan Thompson. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme