U stërfol kohët e fundit për një lidhje të mundshme mes tyre, por deklaratat e tyre përgjigje të vetme, kishin demantin kundrejt saj.
Bëhet fjalë për dy artistët e njohur shqiptar, Seldi Qalliu e Mimoza Shkodra, të cilët bashkëpunimin e tyre të parë në karrierë e patën mjaft të suksesshëm, e duket se shkëndijat e para, iu ngjallën që atëherë.
E pavarësisht mohimit për lidhjen e tyre, burime të afërta të Kosovares, bëjnë të ditur se Seldi e Mimoza tashmë jo vetëm të lidhur, por qershia mbi tortë del të jetë kurorëzimi me martesë, ani pse larg syrit medial. Madje, Seldi duket se po sakrifikon mjaft për dashurinë e tij, aq sa në një postim që ka bërë, bën të ditur se po niset për në Zvicërr, ku faktikisht jeton edhe Mimoza Shkodra, tani bashkëshortja e tij, shkruan Kosovarja.
Një postim tjetër interesant, që ishte pikënisje e dyshimeve, ishte bluza e veshur nga Seldi që kishte fytyrën e një femre, mos ishte e Mimozës apo thjeshtë ashtu kishte rastisur?
Gjithsesi, shpresat për të bërë publike një gjë të tillë nga çifti janë të mëdha, e rëndësishme të gëzojnë lumturi në krahët e njëri-tjetrit. Epo, kot nuk thonë: “Ku ka tym ka edhe zjarr”
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë