Google ADS

Edhe Mozzik reagon lidhur me rastin e të miturës

18:29 | 7 Shkurt 2019
A. B.

Mozzik reperi i njohur nga Ferizaj ka reaguar lidhur me rastin e të mitures nga Drenasi e cila ishte abuzuar seksualisht nga mësuesi i saj e më pas edhe nga polici, Vesel Veseli.

Me një postim të publikuar në rrjetin social, Facebook, Mozzik thotë se është mëkat të bëhet një gjë e tillë dhe tregon se mungoi në protestë për shkak se është jashtë vendit.

“Çdo shtet ka problemet e veta , e të metat e veta !
Po duke u fokusuar tek ngjarja e fundit që ndodhi mes vajzës 16 vjeçare dhe policit veseli seriozisht ndodhi e trishtë .
Respekt për uniformën Policore , kam shumë familjar e shokë e dashamirë aty , por ky që kreu veprën penale përdhunim ta merr si shpërblim atë që e meriton !
Vet jam Babë , nesër mundet vajza ime të rrshqas në ndonjë problem , e ku nganjëherë fëmijet frigohen të hapen me prind , e drejtohen drejt institucioneve !
Besimi është qelësi i qdo personi a po fëmije, e atë ta dhunoni është mëkat , e që nuk mbulohet me asnjë argument !
Dashtë Zoti të jetë e fundit kjo ngjarje !
Iu përshëndes .
Jam jashtë Kosovës me obligime se me gjithë qef i’u kisha bashkangjitur protestave !
#KunderPerdhunimeve
#KunderShantazhave
#Besimieshtemoral Ruajini të drejtat dhe luftoni për to ! Ndryshe.. #Domenahongerdreqi”, ka shkruar Mozzik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm