Në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Prishtina ishte e stërmbushur me njerëz pasi këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, erdhi për t’i nderuar shqiptarët në këtë ditë të madhe.
E veshur kuq e zi, Rita performoi disa këngë të saj, mes të cilave “Black Widow” e përziu me vallen e “Rugovës”.
Bashkë me ekipin e saj, këngëtarja ndezi publikun me befasinë që kishte përgatitur.Përveç shumë njerëzve që postuan Ritën në rrjete sociale, duke thënë se u ndjenë krenar, njëjtë bëri edhe grimeri i Kim Kardashian, Mario Dedivanoviç.
Ai postoi një video në llogarinë e tij në Instagram, mbi të cilën shtoi katër zemra, dy të zeza dhe dy të kuqe, që nënkuptonin “kuq e zi”.
Thuhet se rreth 300 mijë njerëz ishin të pranishëm mbrëmë në koncertin madhështor.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...