Edhe Emily Ratajkowski detyrohet t’i shkurtojë vet flokët

22:56 | 26 Prill 2020
Arbresh Info

Ndërkohë që Los Angelesi po qëndron i izoluar si pasojë e COVID-19, banorët e atij qyteti është dashur t’ia dalin pa berberë dhe pa stilistë flokësh.

Këtu bën pjesë edhe modelja dhe aktorja e famshme, Emily Ratajkowski, e cila i ka marrë gjërat në duart e veta.

28-vjeçarja i ka marrë gërshërët dhe i ka testuar aftësitë e saj duke i shkurtuar flokët e veta.

https://www.instagram.com/p/B_bJvgDJlU2/?utm_source=ig_web_copy_link

 

Ajo e ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet me flokë të shkurtuara, ndërkohë që ka dalë edhe për të shëtitur me veturë.

“Ia shkurtova vetes flokët dhe dola për një vozitje”, ka shkruar Emily pranë fotografisë së publikuar në Instagram.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme