Google ADS

Ed Sheeran përlotet derisa interpreton këngën dedikuar vajzës së tij

22:28 | 24 Mars 2021
A. B.

Këngëtari është emocionuar derisa ka performuar njërin nga projektet e tij muzikore.

Ed Sheeran u përlot derisa interpretoi një këngë për vajzën e tij Lyra në koncertin Michael Gudinski në Melburn ku interpretuesit nderojnë ikonën e industrisë muzikore australiane Michael Gudinski në një shërbim përkujtimor shtetëror.

Këngëtari britanik u bë dukshëm emocional ndërsa këndoi këngën e re Visiting Hours në Rod Laver Arena – duke ndaluar derisa tha ‘më falni’ dhe u kthye në mikrofon.

Prodhuesi i hitit i A-Team i tha audiencës para interpretimit të tij: “Unë kurrë nuk nervozohem, dhe tani jam me të vërtetë nervoz. Ndaj falje nëse i ngatërroj tekstet e këngës ose ndonjë gjë tjetër”.

Ylli zbuloi se e kishte shkruar këngën në karantinë. Ai tha: “Kështu që unë jam jashtëzakonisht, jashtëzakonisht mirënjohës që jam këtu. Unë e di që është një gjë e vështirë për të hyrë në këtë vend dhe nuk e konsideroj si të mirëqenë për gjithë punën e vështirë që më çon këtu dhe me të vërtetë, vërtet e vlerësova mundësinë për të arritur këtu”.

“Në karantinë, unë doja të kisha një kitarë. Gjithmonë mënyra më e mirë për të përpunuar gjëra është të shkruaj këngë, qofshin lajme të mira, lajme të këqija dhe ja një këngë që përfundova javën e kaluar”.

Visiting Hours thuhet të jetë për gjyshin e ndjerë të Ed, Bill, i cili vdiq në 2013 duke iu pamundësuar që t’i kërkoi këshilla për rritjen e vajzës së tij Lyra e cila lindi në muajin gusht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme