Ed Sheeran njofton se do të bëjë pauzë dhe se do largohet nga rrjetet sociale

15:54 | 24 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Muzikanti i njohur britanik, Ed Sheeran, ka njoftuar fansat dhe të gjithë admiruesit e muzikës së tij se do të pushojë për një kohë, pasi përfundoi turneun e koncerteve.

Lajmin e bëri të ditur me anë të një shkrimi të postuar në llogarinë zyrtare, Instagram, aty ku ndiqet nga hiç më pak se 32.2 milionë ndjekës.

Ylli botëror tregon se do marrë pushim për të udhëtuar, për të shkruar e po ashtu edhe për lexim.

“Përshëndetje të gjithëve. Do shkoj sërish në një pushim. Po i vjen fundi epokës së ‘Divide’ dhe ky turne më kanë ndryshuar jetën në disa mënyra, por tani gjithçka ka përfunduar dhe është koha të dalë jashtë të shoh më shumë prej botës”.

“Nuk kam pushuar qysh nga viti 2017, kështu do marrë pushim për të udhëtuar, të shkruaj dhe të lexoj. Nuk do jem prezent në asnjë medie sociale deri sa të kthehem.
Për familjen time dhe shoqërinë, shihemi kur të shihemi, dhe për fansat e mi, faleminderit që gjithmonë keni qenë të mrekullueshëm, ju premtoj se do kthehem sërish me muzikë të re në kohë të duhur dhe do mendojë më shumë këtë kohë se për çfarë do shkruaj. Shumë dashuri”, ka shkruar në postimin e tij Sheeran.

Ed Sheeran vazhdon të korrë suksese të mëdha në karrierën e tij, i cili edhe këtë hyn në listën e dhjetë artistëve më të paguar për vitin 2019.

Pasuria personale e Ed Sheeran ka kërcyer nga 94 milionë në vitin 2017, në 170 milionë funte këtë vit.

Ai është një yll pop-i i pëlqyeshëm, por është edhe një biznesmen i zgjuar, me një uri për të vazhduar më tej, duke thyer rekorde dhe duke fituar më shumë. 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme