Edhe pse është këngëtari më i paguar në botë, sërish Ed Sheeran dëshiron që të largohet nga muzika. Ai mesa duket është mërzitur tashmë me këtë profesion dhe ka vendosur që të merret me diçka tjetër.
“The Daily Mail” shkuan se këngëtari britanik dëshiron që tanimë të merret me biznes. Mendohet se 29-vjeçari po ndërton një kompani birre për të furnizuar ‘pub-in’ që ndërtoi për vete në Suffolk. Sipas raportimeve, Ed ka porositur një grumbull pajisjesh për prodhimin e birrës që ai në këtë mënyrë të krijojë markën e tij të birrës.
Ai e ndërtoi ‘pub-in’ në vitin 2017 dhe i vuri emrin e gruas së tij, Cherry Lancaster Seaborn, me të cilën u martua në janar të 2018-ës. Ed fillimisht u përball me vështirësi pasi akuzohej se e kishte ndëruar pa leje mirëpo më pas fitoi betejën me këtë çështje.
Në moshën 16 vjeçare, ai vendosi ta linte shkollën dhe të vazhdonte ëndrrën e tij për të depërtuar në industrinë muzikore.
Rruga që ai shpresonte për të korrur famë, nuk rezultoi aq e lehtë dhe përfundoi i pastrehë, shpesh i pangrënë dhe duke fjetur nëpër rrugë, apo nëpër trena.
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...