Ed Sheeran është martuar?

11:49 | 28 Gusht 2018
A. B.

Këngëtari i famshëm Ed Sheeran  pavarësisht se dëshiron ta mbajë larg syrit të medieve jetën e tij  private, vazhdimisht komentohet për të.

Para shtatë muajsh, ai kishte njoftuar se është fejuar me Cherry Seaborn, ndërsa tani duket se ka të reja nga ky çift, shkruan portali arbresh.info.

Një intervistë për “Access”, ku ndër të tjera u pyet edhe rreth asaj se a ka caktuar datë të martesës.

Në mënyrë indirekte, ai la të nënkuptohet se tashmë është martuar, pasi duke qeshur shikonte unazën që mbante në dorë.

Ndërsa, kur intervistuesi i uroi dhe e pyeti se si nuk e ka bërë publike, ai ia ktheu:

“Edhe ashtu unë nuk bëj asgjë publike”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme