Google ADS

E zhveshur në mes të borës, Anxhelina shkrinë Brezovicën

21:44 | 5 Janar 2019
Arbresh Info

Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj është duke shijuar disa ditë të mira pushimi dimëror.

Ajo ka zgjedhur qendrën turistike në Brezovicë të Kosovës, për të kaluar disa ditë të mira relaksi larg aktiviteteve të saj të përditshme.

Anxhelina vazhdon të jetë e ndjekur nga një numër i madh fansash në rrjetet sociale, në të cilat është çdo ditë aktive.

Së fundmi, ajo publikoi për ndjekësit një fotografi, ku shfaqej mjaft atraktive teksa pozonte në mes të dëborës.

Megjithëse temperaturat janë në minus, duket se këngëtarja Hadërgjonaj nuk e ndjen të ftohtin, kjo pasi ka pozuar me bikini në borë.

Të shumta kanë qenë komentet nga ana e fansave, shumica prej të cilëve janë habitur me këtë paraqitje të saj në këto temperatura.

Anxhelina përndryshe ka paralajmëruar se shumë shpejt do të rikthehet me një projekt të ri muzikor, pas një mungese të gjatë nga ana e prurjeve artistike.

https://www.instagram.com/p/BsQb-9BnSem/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme