Shyhrete Behluli tregon sesi ishte dënuar me burg vetëm pse këndoi këngë nacionaliste.
Këngëtarja ka zbuluar të pathëna nga jeta e saj.
Shyhrete Behluli në një nga edicionet televizive ka treguar se vite më parë ka qenë e dënuar me burg.
Në kohën e Jugosllavisë këngëtarja tha se është dënuar me burg për shkak se ka kënduar këngë shqip.
“Shumë na kanë pengu, derisa na kanë dënu me burg. Për shkak se përmbajtja e këngëve nuk ka qenë e përshtatshme për regjimin e asaj kohe. Na kanë denu në Maqedoni pse keni këndu këngë nacionaliste për Bajram Currin, Mic Sokolin…. Kem qenë një grup këngëtaresh, nuk kam qenë vetëm unë” ka thënë Behluli, shkruan lajmi.
Ndër të tjera ajo shtoi se ka qenë një fat që nuk e ka vuajtur burgun edhe pse kishte shkuar deri të objekti.
“Nuk kam vujtë, sepse fati që kam qenë shtatzëne. Kam shku deri të dera e burgut në Mitrovicë, por për fat isha shtatzanë e u desht me shku në spital me ata deri në spital”, përfundoj ajo.
Ndryshe, këtë të pathënë nuk e kemi dëgjuar më parë nga këngëtarja./news.mk/
Rruga që lidh Deçanin me Gjakovën drejt asfaltimit
Robin Le Normand tejkalon lëndimin në tru
“Pse je në siklet me mua?” Sara-Drilonit
Anisa-Xhenetës: Askënd nuk e kam ofenduar, as s’kam prekur n...
Ndalohet “Mora Fjalë” në stadium, Shkurte Fejza dhe Lorik Ca...
Hamza: Një urë e re mbi Liqenin Akumulues të Mitrovicës ësht...