E veshur në “GUCCI”, Loredana shkëlqen në paraqitjen e fundit

17:46 | 23 Qershor 2020
A. B.

Loredana është njëra nga rep-artistet më të njohura në tregun shqiptar, suksesi i të cilës ka kaluar edhe kufijtë.

Edhe para se t’i hyjë muzikës, reperja me prejardhje nga Ferizaji ka qenë aktive në rrjete sociale duke publikuar imazhe atraktive, shkruan portali arbresh.info

Loredana së fundi në InstaStory, ka publikuar disa momente në veturë teksa dëgjon muzikë, ku po duket tejet e bukur e veshur e tëra firmato nga bredi i njohur “Gucci”.

Kujtojmë se, rep-artistja është bërë pre e medieve rozë kohëve të fundit pas aktgjykimit e çiftin zviceran.

Kjo vjen pas një viti që ajo ishte akuzuar se kishte zhvatur 700 mijë franga zvicerane, pasi kishin mashtruar çiftin nga Valais

Ndërkaq, “Nich verdient” titullohet projekti i saj i fundit që erdhi në bashkëpunim me Capital Bra. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme