E veshur kuq e zi, Rita Ora uron në shqip Ditën e Pavarësisë

15:46 | 17 Shkurt 2024
K.B

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora ka uruar festën e Pavarësisë.

E veshur me ngjyrat e flamurit kuq e zi, ylli botëror uron gjithë kosovarët.

“Gëzuar 17 shkurtin! Dita e Pavarësisë së Kosovës,”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografive.

Rita ka ndarë edhe një pjesë të këngës së saj “Shine ya light”, klipin e së cilin e kishte realizuar në Kosovë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme