Talinda Bentley, e veja e muzikantit Chester Bennington, ka njoftuar se është fejuar dhe do të martohet, dy vjet pas vdekjes tragjike të këngëtarit.
Frontmeni i “Linkin Park” u gjet i vdekur në verën e vitit 2017 në shtëpinë e tij, derisa gruaja dhe fëmijët ndodheshin në udhëtim.
Lajmi për martesën e Talindas nuk është pritur aq mirë nga disa prej fansave e tij, të cilët e kanë kritikuar vendimin e saj për t’u martuar kaq shpejt.
“Familje e dashur, jam shumë e gëzuar që mund t’jua jap lajmin se jam fejuar me engjëllin tim në tokë, Michael. Jam këtu për t’ju thënë se është e mundur të gjendet dashuria pas një tragjedie. Vdekja e shpirtit tuaj binjak, nuk do të thotë edhe vdekja juaj. Familja ime dhe miqtë, si edhe vëllezërit e ‘Linkin Park’ e kanë pranuar me krahëhapur”.
“Do të vazhdoj ta respektoj Chesterin, ndërsa të gjithë ju që keni përjetuar vetëvrasjen e njerëzve të dashur, mund të jeni sërish të lumtur. Në zemrën tuaj keni vend të mjaftueshëm për vuajtje, pikëllim, por edhe për dashuri dhe gëzim”, ka shkruar mes tjerash Bentley në Instagram.
Me vite të tëra, Bennington kishte pasur probleme me vartësinë nga droga dhe alkooli, ndërsa ka vuajtur edhe nga depresioni dhe anksioziteti, ashtu që ia mori vetes jetën më 20 korrik 2017. /Telegrafi/
ARC organizoi trajnim dy ditor për zyrtarët e gjendjes civil...
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën