“E varfër, por krenare. E keqtrajtuar dhe kryelartë. Edhe pak ka mbetur…” Me këto fjalë, aktorja turke, Nurgul Yesilcay, ka prezantuar projektin e saj më të ri, që siç thotë vetë ajo pritet të nisë së shpejti.
Aktorja 42-vjeçare shkëlqeu me rolin e Gylserenit në serialin “Fate të Kryqëzuara”, transmetuar në Tv Klan, ndërsa së shpejti ajo do të shfaqet sërish me rolin e saj në serialin “Sulltanesha Kosem”.
Vitin e kaluar aktorja ka marrë pjesë vetëm në xhirimet e një filmi në Iran, ndërsa në sezonin e ri 2018-2019 pritet të nisë projektin e saj të ri, emri dhe detajet e së cilit nuk dihen ende.
Ajo që dihet është vetëm se Yesilcay do të luajë rolin e një gruaje të varfër, por krenare, të keqtrajtuar, por kryelartë./tvklan.al/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...