Aktori amerikano-meksikan Uilliam Levy (41), i cili u bë i famshëm për rolet e tij në telenovela të njohura, zbuloi se martesës së tij me modelen dhe aktoren Elizabeth Gutierrez pas nëntë vitesh i ka ardhur zyrtarisht fundi.
Edhe pse ky, sipas shumëkujt, çifti më i bukur i Amerikës Latine, ka qenë i lidhur që në fillim me skandale, të cilave ata i ‘mbijetuan’ me sukses, duket se më në fund ata kanë vendosur që të ndahen, transmeton portal arbresh.info
“Duam t’ju informojmë se pas shumë diskutimesh kemi vendosur që lidhja jonë ka marrë fund. Ne do të vazhdojmë të jemi një familje e bukur dhe prindërit më të mirë për fëmijët tanë. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë”, ka shkruar aktori në mediat sociale, ku pas pak kohësh e ka fshirë postimin.
Por se vendimi i tyre është përfundimtar, ai e ka konfirmuar me një njoftim të ri. Është koha për një kapitull të ri në jetën time, ka shkruar shkurt ai.
Çifti është i martuar që nga viti 2003. Ata patën shumë ulje-ngritje, të gjitha për shkak të thashethemeve se Uilliam ishte jobesnik ndaj gruas së tij.
Mediat spanjolle raportojnë se ai e ka tradhëtuan gruan me 80 gra të tjera, përfshirë edhe një të mitur.
Përveç kësaj, mediat e huaja shkruajnë se ai ishte në borxhe të mëdha, dhe kundër tij është ngritur aktakuzë për detyrimin e të miturit për të kryer marrëdhënie seksuale. Akuza u hoq sepse ai pretendoi se ajo e kishte gënjyer për moshën e saj, por ai pranoi se ata kanë fjetur bashkë./arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/CYM_tQmpX1H/?utm_source=ig_embed&ig_rid=1aa9635f-3ac7-461d-bffb-6ae4591f278d
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...