E tepron Ermal Mamaqi, e kritikojnë ashpër fansat

00:05 | 27 Mars 2017
Trina Galanxhi

Ermal Mamaqi ka publikuar në Instagram një foto të një vajze që vuan nga anoreksia që e krahason me një nga vajzat e stafit të tij, Rashel. 

Si i ndryshon jeta njeriut nga një program,” – shkruajti ai në aspektin komik për të treguar format e personazhit në emisionin e tij.

Një gjë e tillë nuk është pritur mirë nga fansat, të cilët e kanë kritikuar shumë për faktin se ka prekur privatësinë e një vajze që vuan nga një sëmundje shumë serioze. “Turp të qeshësh me sëmundjen e tjetrit thjesht për vëmendje, nuk bëhet shaka me sëmundjen e tjetrit,” – shkruajti një ndjekëse, e shoqëruar nga shumë të tjerë që flasin seriozisht për faktin se një gjë e tillë nuk i ka bërë aspak për të qeshur.

sdfsd-4

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme