Ronela Hajati është një nga këngëtaret shumë të pëlqyera nga publiku dhe gjithmonë është vlerësuar për sinqeritetin e saj, pavarësisht se nuk e pranoi asnjëherë nëse është apo jo në lidhje me Yong Zerkën. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit e saj foto të ndryshme nga jeta private dhe ajo profesionale, mirëpo disa foto të postuara së fundmi janë komentuar shumë nga fansat.
Të gjithë e dimë që Ronela shquhet për format e saj bombastike, por fansat kanë vënë re se ajo ka shtuar pak kilogramë dhe këtë e kanë shprehur nëpër komente duke talluar Ronelën.
Por kjo e fundit nuk mund të mos reagonte dhe shkroi:
“Më falni, e dini ju që ‘body shame’ është një nga ofendimet më të poshtra që mund t’i bëhet dikujt? A ju pyeti njeri për diçka? Jo!. Dhe sa për dijeni nuk jam shëndoshur, jam thjesht një trup shumë në modë, domethënë një yll që njerëzit po harxhojnë shumë lekë të bëhen si mua! Pra, dhe njëherë jam yll!”, – përfundon Ronela./kohanews/
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%