Valenna Sampaio është vajza, e cila lindi mashkull dhe u kthye në femër, por nuk u ndal as nga paragjykimet e as nga ofenmet e shumta për të arritur sukses në jetë.
Sëfundmi ajo është bërë pjesë e markës dhe agjencisë së njohur të modeleve, Victoria’s Secret. Valenna është e para modele transgjinore që hyn në këtë kompani të madhe modelingu.
Ajo u bë pjesë e ëngjëjve të Victoria-s, duke detyruar shefin e markengut të kompanisë të dorëhiqet nga puna. Të shumtë ishin personat që krikuan pranimin e saj në Victoria’s Secret, pasi shumica e publikut mendonte se shfaqja është një fantazi dhe s’duhet të përfshiheshin modelet transgjinore. Pas krikave të shumta, Valenna Sampaio ka folur për herë të parë, duke e quajtur pranimin e saj në Victoria’s Secret një moment të rëndësishëm për komuniten e saj.
Ajo është shprehur për Elle: Kjo përfaqëson një fitore për shoqërinë, jo vetëm për komunitetin e transgjinorëve, por për të gjithë ata që janë ende të papërfaqësuar në fushën e modës. Po jetojmë një moment të veçantë, një evolucion dhe e gjithë kjo është shumë pozitive. Markat më në fund po kuptojnë rëndësinë e diversitetit. Ky është një moment shumë i rëndësishëm jo vetëm për mua, po për komunitetin tim dhe më tej”.
Pas pranimit të saj në Victoria’s Secret, shumë kompani të tjera janë frymëzuar duke bërë imazhe në fushata reklamash e firmash globale modele transgjinore
Unaza e Madhe hapet nesër, Balluku: Puna në kantierin e Unaz...
Napoli arrin fitore të rëndësishme në luftë për kreun e tabe...
Azerbajxhani thotë se Rusia po tenton “të fshehë” shkakun e ...
“Ku është pëlqimi?!”, banorët diskutojnë se pse Driloni nuk ...
Motta e sheh yllin e Milanit si alternativë për t’iu bashkua...
Nga Haga ngushëllojnë familjen Krasniqi