Google ADS

E rrëthuar me trëndafila, Beatrix Ramosaj pozon nga oborri i shtëpisë

23:06 | 13 Qershor 2020
A. B.

Beatrix Ramosaj ka qenë aktive këto ditë në rrjetet sociale duke ndarë imazhe të ndryshme me fansat e saj.

Këngëtarja, e cila numëron afro gjysmë milion ndjekës në Instagram, në imazhet e publikuara ka vënë në plan të parë dukjen e saj, shkruan portali arbresh.info

Ajo së fundi, ka publikuar një imazh atraktiv në Instagram, ku shfaqet tejet e bukur teksa pozon në kopësht e rrethuar nga trëndafilat, dhe e shoqëruar nga qeni i saj.

“Këta trëndafila kanë rëndësi të veçantë për mua, pasiqë vite e vite më parë janë mbjellur nga babai dhe nëna ime”– ka shkruar Beatrix në përshkrimin e fotografisë.

Ndryshe, “Pa ndjenjë” titullohet projekti muzikor i fundit nga ajo, e që nga atëherë ka grumbulluar 1.1 milion klikime në platformën Youtube. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme