Google ADS

“E radhës”, Dafina kap lulet e nuses në një dasmë

12:41 | 5 Shtator 2022
A. B.

Këngëtarja, Dafina Zeqiri është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetin social Instagram.

Shpesh herë ajo tregohet e hapur me ndjekësit, duke ndarë me ta shqetësime të ndryshme në këtë rrjet social, shkruan arbresh.info

Mbrëmjen e kaluar artistja mori pjesë në një dasmë të miqve të saj.

Në mesin e turmës që ka synuar të kapë buqetën me lule, këtë ia ka arritur ta bëjë Dafina.

“E radhës”, ka qenë mbishkrimi në videon që e ka ndarë.

Dafina përndryshe edhe këtë verë vazhdon të jetë njëra ndër këngëtaret shqiptare më të angazhuara me koncerte të shumta, duke mos ndaluar së publikuari edhe projekte muzikore të njëpasnjëshme./arbresh,.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme