Të premten mbrëma, publiku vendosi që nga shtëpia më e famshme në Shqipëri të largohen dy banorët kosovarë të cilët kishin hyr si një konkurrent i vetëm.
Por, përmes një televotimi në shtëpi u rikthye Arbër Gumnishta (DJ Dagz), kështu që miku i tij Pajtim Krasniqi i njohur si DJ PM u largua.
Ndërsa ndjekësit e kanë ‘gozhduar’ me komente Arbërin duke e quajtur tradhtar, pasi la shokun e tij.
Arbëri po ashtu të shtunën bëri gati valixhet që të largohet nga shtëpia, por pas një bisede në dhomën e rrëfimit vazhdoi të qëndronte, teksa shkroi se i mungon DJ PM i cili tashmë është jashtë këtij reality-shoë.
Nuk mungoi edhe reagimi i Pajtimit, i cili e postoi në profilin e tij në “Instagram” këtë gjë duke shkruar: “Biri jem t’duu shumee, i miss you tooo, po shihemi shume shpejt, deri ne vdekje #itsPMandDagz forever”./Express
Dermaku flet për Kosovën: Duhet të punoj fort dhe nëse jam i...
Rashica starton me Besiktasin në Europa League
Kurti në Prekaz: 28 Nëntori është datë themeltare e historis...
Asani: E kam dëgjuar që po më thërrasin mbreti i Azisë dhe n...
Stano këtë të shtunë përfundon mandatin, Lajçak është emisar...
Rama publikon pamje nga Aeroporti i Vlorës: Punimet po ecin ...