E quajtën maskilist, Maluma tregoi se skandali e lëndoi më së shumti nënën e tij

11:05 | 8 Qershor 2019
A. B.

Këngëtari Maluma është ndër më të pëlqyerit jo vetëm për shkak të muzikës por edhe për shkak të pamjes.

Në një intervistë të fundit ka folur për skandalet qe i kanë ndodhur atij në media.

Maluma ka treguar se cili skandal e ka lënduar nënë e tij dhe familjen e tij. Ai ka folur se si mediat në të kaluarën mediat e kishin portretizuar atë si masklisit që përkufizohet si njeri që është i ashpër me femrat dhe i cilëson ato si të dobëta.

“Të them të vërtetën asnjë skandal nuk më ka lënduar aq shumë, sepse të gjitha janë vetëm fjalë të kota. Por nëna dhe e gjithë familja ime, u mërzit kur në media qarkullonte lajmi se unë isha maskilist. Ajo e di shumë mirë si më ka rritur, dhe e di çfarë njeriu jam unë. Por e shqetësonte fakti si mund ta besonin këtë gjë të tjerët. Për mua ishte e vështirët a shihja nënën dhe gjithë familjen time aq të trishtuar.”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme