Google ADS

A i ka penguar të marrë një burrë që ishte i martuar e me fëmijë, përgjigjet Fifi

11:53 | 18 Janar 2024
R J

Këngëtarja e njohur dhe mjaft e dashur për publikun, Fifi përmes një InstaStory iu ka dhënë ndjekësve mundësinë të pyesin më shumë rreth jetës së saj private dhe karrierës.

Pyetjet për lidhjen e saj të dashurisë me Adis Patushin sigurisht që nuk munguan,

Njëri nga ndjekësit e pyeti nëse nuk i ka penguar që të marrë një burrë që ka qenë i martuar dhe me fëmijë.

“A nuk të ka penguar ty si femër beqare me marrë një mashkull që ka qenë i martuar dhe plus ka fëmijë?”, ka qenë pyetja e parashtruar

“Kur e kam njohur Adisin unë se kam ditur çfarë statusi kishte në gjendjen civile…unë kisha ra brenda me të kur e mora vesh kush ishte dhe si ishte..po ç’rëndësi ka kjo…”, u përgjigj Fifi.

“Neve e kemi fatin e shkruar në ballë dhe shyqyr që nuk e dimë si na është caktuar. Jam e lumtur që e kam fat jete Adis Patushi”, përfundoi ajo.

Kujtojmë se çifti kanë bashkë edhe një djalë të quajtur, Theo Mal./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme