Në një rrëfim prekës dhe të sinqertë, aktorja dhe moderatorja e njohur e Big Brother VIP Kosova, Jonida Vokshi, foli për herë të parë mbi humbjen e babait të saj në një intervistë në emisionin “Sol”.
Ajo ndau me publikun përvojën e dhimbshme të përballjes me sëmundjen e babait të saj, që vuajti nga demenca për pesë vjet para ndarjes nga jeta në fund të tetorit të këtij viti.
“Babi prej katër apo pesë vitesh filloi të kishte problemet e para me harresën”, tha Jonida, duke shpjeguar se simptomat fillestare ishin të lehta dhe shpesh justifikoheshin me moshën.
“Ishte harresa e objekteve, gjërave që linte nëpër shtëpi, histori të përsëritura më shumë se njëherë. Por fatkeqësia ishte që ajo nuk ishte thjesht një harresë momentale, por ishin fazat e para të demencës”, tha Jonida.
Jonida përshkroi ndikimin emocional dhe sfidat që kjo sëmundje solli për të dhe familjen e saj.
“Është sëmundja më e rëndë dhe më e vështirë për t’u përballuar, sepse është ajo që të merr mendjen. Të merr kujtimet, dhe njeriu yt më i dashur fillon dhe transformohet para syve tu”, rrëfeu ajo me emocione, duke shtuar se sëmundja i gjeti të papërgatitur.
“Ti nuk e di kurrë si të sillesh, çfarë ndjen, çfarë mendon, dhe kjo e bën të gjithë situatën shumë të vështirë”.
Për Vokshin dhe familjen e saj, përballja me këtë realitet ishte një periudhë e gjatë dhe e mundimshme, por ajo theksoi se prioriteti i tyre mbeti gjithmonë dashuria dhe kujdesi për të.
“Pavarësisht vështirësive dhe përparimit të sëmundjes, babai im kurrë nuk e humbi aftësinë për të treguar dashuri. Dashuria e tij kundrejt meje, mamit, Besnikut dhe, mbi të gjitha, ndaj fëmijëve ishte e pranishme deri në fund”, tregoi ajo.
Në vijim të intervistës, Jonida përcolli një mesazh të fuqishëm për ata që përballen me sëmundje të ngjashme brenda familjeve të tyre, duke theksuar rëndësinë e qëndrueshmërisë, dashurisë dhe përkujdesjes ndaj të sëmurëve.
Lajmi për ndarjen nga jeta të babait të saj u bë i ditur nga vetë Jonida përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, ku ndau me ndjekësit dhimbjen dhe nderimin e saj për figurën e babait.
Rrëfimi i saj i fundit mbetet një dëshmi prekëse për sfidat e përballjes me një sëmundje të tillë, duke theksuar dashurinë dhe forcën që lidhin një familje në momentet më të vështira.
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë