E paragjykuan për emrin e vajzës, Elita ka një mesazh për gjithë

12:25 | 17 Mars 2021
A. B.

Ditë më parë, prezantuesja e njohur Elita Rudi është bërë nënë për herë të dytë.

Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën ajo dhe bashkëshorti i saj, reperi Gjiko, e pagëzuan me emrin Bota, shkruan portali arbresh.info

Por, emri i vajzës u paragjykua tej mas nga ndjekësit në rrjetet sociale.

Së fundi, Elita i është përgjigjur pyetjeve të shumta të ndjekësve, ku një prej tyre i shkruan “A ju kan paragjyky per emrin e vajzes”.

Përgjigja e Elitës ishte e prerë dhe kishte një pyetje për ata që e paragjykuan.

“Po shumë! Por i kisha pyt ata që paragjykojnë pse osht e pranushme emrin Ylli, Marsi, Venera (Venus), Bora, Dielli etj e jo Bota?!”, ka shkruar Elita.

Kujtojmë se, Gjiko dhe Elita janë po ashti prindër të një djali më dy vjeçar, të quajtur Zëri. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme