Vetëm pak ditë më parë ajo fitoi kurorën e “Miss Universe Albania 2018” dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 68-të të konkursit të bukurisë “Miss World”, që sivjet do të mbahet në Sanya, Kinë.
Megjithatë Trejsi Sejdini është një emër jo i panjohur për publikun. 18-vjeçarja, e cila njihet ndryshe edhe me nofkën “gangsterja e Elbasanit”, është bërë e famshme pas publikimit të një videoje ku ajo dhe një grup adoleshentësh dhunonin një djalë të moshës së tyre, apo dhe një videoje tjetër ku ajo gjuante me shishe një djalë, në një nga clubet e njohur të kryeqytetit.
Ajo është kthyer në një “fenomen” në median rozë dhe rrejtet sociale, ku numëron mbi 60.000 ndjekës.
Por pavarësisht fotove provokuese si dhe pushimeve marramendëse që bën nga Milano në Duabi, Trejsi është gjithashtu një nxënëse e shkëlqyer, e para në Ballkan prej 8 vitesh në matematikë dhe fizikë dhe di 3 gjuhë të huaja.
“Në kohën time të lirë merrem me shumë kurse, aktivitete plus shkollës, jam një nxënëse shumë e mirë, jam prej 8 vitesh e para në Ballkan në matematikë dhe fizikë. Kam një anglishte të përsosur, një gjermanishte të përsosur dhe zotëroj shumë mirë frengjishten.”, -tha Trejsi për emisionin radifonik “Intervista vip”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...