Nuk kanë të sosur çuditë me dasmat shqiptare. Këtë radhë me protagoniste nusen ndërsa ajo ishte duke u rregulluar nga parukjerja në sallon.
Rasti është regjistruar në periferi të qytetit të Elbasanit. Parukjerja duket se ka qenë plot me punë dhe e lodhur njëkohësisht nga fluksi që ka pasur këto ditë.
Dëshmitarja okulare tregon për infoelbasani.al se ka qenë duke pritur radhën kur pa që koka e nuses po merrte flake, shkruan Infoelbasani.
“Përshëndetje. Jam një vajzë nga qyteti ynë. Kisha shkuar në parukeri për tu rregulluar për një festë familjare. Parkujerja kishte shumë punë. Po rregullonte dy nuse njëherësh ndërsa unë bashkë me disa të tjera po prisnim radhën.
Në një moment nga koka e njërës prej nuseve po dilte tym. Dhamë alarmin dhe parukierja ndërhyri menjëherë. Nusja që po rregullohej nisi të ulurash “ǒmë bëre. Më dogje flokët. Më prishe ditën më të bukur të jetës”.
Ndërsa parukjerja përpiqej ta qetësonte. Në parukeri u përhap era e leshit të djegur. Pamë që flokët e nuses ishin djegur.
Më pas parukjerja u përpoq që ta rregullojë por qederi ishte bërë.
Ajo ia ngriti flokët nuses që me pjesët e brendshme të mbulonte të djegurat. Grindja mes nuses dhe parukieres ka vazhduar për disa minuta. Nusja doli duke qarë”
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...