E mbani mend Mc Qoppa, ja cili është idoli i tij

13:35 | 21 Mars 2017
Arbresh.info

Reperi nga Prizreni, Mc Qoppa ishte i njohur për pjesëmarrjen e tij në reality show ‘Shpija e Kosovës’.

Por, ai i njohur është edhe si reper.

Ndonëse me tendenca mediat nuk e kanë mbështetur për një kohë, si duket të gjitha kanë filluar ta kthejnë vëmendjen nga mbreti i repit shqiptar për shkak të origjinalitetit të tij, dhe ikjes së maskimeve siç janë duke bërë qe një kohë të gjatë këngëtarët e shumtë shqiptar, shkruan 04 Online.

Mc Qoppa, në një emision televiziv ka shpalosur shumë ndodhi, fillimin e rrugëtimit të tij në muzikë, e veçmas idolin e tij në këtë fushë.

Pak njerëz do të mund ta kishin besuar se Mc Qoppa ka admirim të jashtëzakonshëm për ish grupin e mirënjohur “Ritmi i rrugës”.

Reperi kontrovers ka bërë me dije për herë të parë se idoli i tij në muzikë dhe estradën shqiptare është Memli Krasniqi, i cili është larguar qe një kohë të gjatë nga muzika për tu marrë me politikë.

Po ashtu ai ka bërë me dije se është duke punuar në disa projekte të reja, të cilat janë bashkëpunime dhe ai është në pritje të shndrrimit në hite për shkak të temave që ai ka prekur.

Gjithsesi ne jemi kureshtar për këto projekte, dhe do të ju njoftojmë në kohë reale./04online.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme