Grupi spanjoll Ros del Rio, ishin formuar që prej vitit 1962, por u bënë të njohur në gjithë botën vetëm në vitin 1994.
Kënga e tyre “Macarena” u lansua në vitin 1994 dhe u bë një senzacion i asaj kohe në gjithë botën.
Janë të shumtë ata që kanë kërcyer nën ritmet e këngës dhe kërcimit të “Macarena”. Madje si këngë ritmike ajo është përdorur në festa të ndryshme
Por të paktë ishin ata që kishin arritur të deshifronin apo t’u vinin veshin vargjeve të këngës hit. Dhe kur të mësoni kuptimin e tekstit të këngës, ndoshta do të mendoni se nuk është shumë e përshtatshme kjo këngë për festa.
Në një video të publikuar në internet në versionin anglisht të këngës, “Macarena” nuk ka qenë një version i përshtatshëm kërcimi.
Ja përkthimi në shqip i tekstit origjinal të “Macarena”:
Jepi gëzim trupit tënd, Macarena
Pasi trupi jot është bërë për gëzim dhe gjëra të bukura
Jepi gëzim trupit tënd, Macarena.
Hey Macarena!
Macarena ka një të fejuar me mbiemër…
Me mbiemër Vitorino
E teksa ai po betohej në ushtri
Ajo po e bënte me dy shokë.
Macarena ëndërron El Corte Inglés*
(*qendra më e madhe e shitjeve në Spanjë)
Dhe ble veshjet më moderne
Ajo dëshiron të jetojë në Nju Jork
Dhe të joshë një të dashur të ri…aaay!
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...