E mban qe 20 vite në dorë, ky është kuptimi që ka bylyzyku i Princ Harry

11:38 | 27 Qershor 2018
Arbresh.info

Lajmet për Princin Harry dhe familjen mbretërore tërheqin vëmendjen e të gjithëve, të rejat e fundit, çifti i ri apo Meghan Markle. Çdo gjë rreth tyre ndryshon nga viti në vit, por është një detaj i vogël që ka qëndruar i tillë për plot 20 Vite.

Është gjithmonë i njëjti, pavarësisht nëse është i veshur sport apo klasik, edhe në fotografitë e dasmës së tij dallohej aksesori që djali i princeshës Diana mban prej 20 vitesh në dorë.

Princi Harry e ka vendosur këtë byzylyk në dorë që pas vdekjes së nënës së tij, gjatë udhëtimit të tij në Afrikë në vitin 1997 dhe nuk e ka hequr më prej asaj dite.

Harry është fotografuar me byzylykun që nga viti 2001 dhe vëllai i tij, Princi William, dihej gjithashtu se mbante një version shumë të ngjashëm në vitet pas vdekjes së Dianës. Të dy vëllezërit e ruajnë si të shenjtë atë detaj, pasi kujtimi i nënës së tyre mbetet i paharruar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme