Ditën e djeshme në emisionin e mëngjesit ‘Wake up’ ishte i ftuar këngëtari Lorenc Hasrama, i cili gjatë transmetimit sulmoi këngëtaren Enca, pasi e krahasoi atë me ‘pulën e Eurovizionit’, fituesen Netta Barzilai.
Deri më tani Enca nuk ka dhënë asnjë reagim për fjalët thumbuese të këngëtarit, megjithatë shoqja e saj e ngushtë, Sarah Lohja, i është kthyer Lorencit në Instastoryn e saj.
“Ky është Lorenc Hasrama, e prezantoj se ndoshta nuk e njihni. Mund ta gjeni në lokalet e muzikës live në Shkodër dhe Tiranë, ose tek festa e birrës. Është shumë i talentuar për të kënduar këngët e të tjerëve. E bën mjaftueshëm mirë sa për të nxjerrë lekët e birrave, rakisë dhe qofteve që ha pas orës 12 kur mbyll policia muzikën e lokaleve. Alkooli dhe qoftet bëjnë punën e vet, prandaj dhe është topolak dhe s’ka një trup të palestruar. Lorenci është fans i Encës aq i zjarrtë, sa madje e krahason me fituesen e Eurovizionit.”- shkruan Sarah, shoqja e Encës.
“Në aspektin artistik më pëlqen krahasimi i tij, se ku i dihet, mund të na përfaqësojë Enca ndonjë ditë në Eurovizion dhe pse jo të mos e fitojë, siç bëri Netta. Por me duket ky e paska pas me tjetër kuptim, që po ta shohim, Lorenci ngjan si i biri i Nettës për atë punë.”- vazhdon ajo.
“Topolak, më dëgjo pak. Bëj diçka për veten tënde dhe talentin tënd. Mos harxho kohë duke dhënë mendime pa të pyetur për të tjerët. Në palestër s’shkon. Në studio jo e jo, sepse këngët që këndon ti i kanë bërë Enca dhe kolegët e saj. Ke kohë sa të duash për të punuar për veten e jo me u marrë me thashetheme, se je dhe mashkull dreqi ta hajë.”- shkruan Sarah e revoltuar.
“Ju do thoni kush është Lorenci që po i jep kaq rëndësi sa ti dedikosh një këshillë falas. Askush në fakt. Por kam 20 min kohë të lirë për të shprehur që e keqja e këtij vendi janë pikërisht këta njerëz që nuk punojnë për të qenë vetë të parët dhe nuk mundohen për të bërë dhe për të folur gjëra ë bukura, por mezi presin ti jepet një hapsirë e vockël për të sulmuar ata të cilët i kanë arritur gjërat që ti ëndërron. Por, kur e mendon, këtë supozohet të bëjë publiku dhe në fund të ditës çfarë do ishin artistat po të mos kishin publik. Qëllimi është të bëhesh ai publik që inspirohet për të bërë diçka vetë.”- vazhdon Sarah skruan intv.
“Kështu që Lorenc, faleminderit për mendimin, do t’ja them njëherë Encës këtë idenë e Eurovizionit. Ndërkohë ti përpiqu mos kopjo më dhe trego veten, nisu nga gjërat e vogla, si psh ky posti duhet fshirë se nuk besoj se të përfaqëson siç duhet. Apo je nga kta me idenë ‘Bëj si them unë, mos bëj si bëj unë?’
Po ta bëj më të thjeshtë për ta kuptuar, ti si qejfli ushqimi duhet ta dish që gjella e gatuar vetë dhe e freskët është më e shijshme se diçka e gatshme aty në frigorifer, që kur bëhet shumë e ndenjur përhap veç aromë të keqe.”- përfundon shoqja e Encës, e cila postimet i ka fshirë, por mund ti shikoni më poshtë të ruajtura nga ‘Intv’.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...