Millie Bobby Brown ka zbuluar që ishte afër heqjes dorë nga aktrimi, pasi kishte marrë refuzime të shumta, përfshirë edhe mos arritja e marrjes së një roli në Game of Thrones në fillim të karrierës së saj.
“Mendoj që isha shumë e zhgënjyer nga refuzimi, që është diçka që i them të gjithëve është, se kjo industri është plot refuzime 24/7”, tha Brown për Jimmy Fallon në emisionin e tij, transmeton portali arbresh.info
“Merr shumë Jo para se të marrësh një Po”, shtoi ajo tutje.
“Kisha bërë audicione për reklama, për çdo gjë, me të vërtet. Më pas shkova në audicion për Game of Thrones, dhe e mora një JO për atë, e më pas aty nisa të mendoj. Kjo është me të vërtetë e vështirë. Me sa duket e doja shumë atë rol”, i shpreh aktorja.
Gjashtëmbëdhjetë vjeçarja Brown zbuloi më parë se ajo garoi për rolin e Zonjës Lyanna Mormont, udhëheqësja e vogël, por e ashpër e Bear Island në serinë HBO. Në fund të fundit roli shkoi tek aktorja tjetër britanike Bella Ramsey.
Brown u nominua për një Emmy për interpretimin e saj si Eleven në Stranger Things, fillimisht në moshën 13 vjeç dhe përsëri 14 vjeçe./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...