Një video e dy moteratoreve shqiptare e shpërndarë ditët e fundit ka ndezur një debat publik.
Teksa Dasara Karaiskaj ka intervistuar Roza Latin atje afër është shfaqur një pastruese e lokalit që po heq disa mbeturina.
Dy moderatorët janë tallur me të dhe ky reagim ka ndezur debatin në rrjetet sociale pjesë e së cilit është bërë dhe ish banorja e Big Brother 9. Gerta Shino.
Ajo ka postuar lajmin nga “JOQ” dhe ndër të tjera shkruan: “Nëse i besdisi kjo grua e ju prishi silikonin e bukur para kamerës, të ishin çuar t’ja kishin marrë fshesën nga dora e të pastronin vendin më shpejt! Këto i quaj tamam kurva! Shkofshi në djall të dyja”.
Pas këtij statusi ka reaguar menjëherë Dasara e cila shkruan se nuk është tallur me profesionin e gruas që pastronte, por për faktin që doli para kamerës. Ndërsa Gertës i drejtohet me fjalët:
“Unë mendoj që kjo e indinjuara e ka mamin pastruese per vete prandaj”.
Por kjo si ka pëlqyer aspak ish-banores së Big Brother dhe Gerta ka postuar sërish një status në Instastory ku shkruan se mamaja e saj ka 8 vite që ka vdekur dhe e quan Dasarën injorante.
“Dasara pervecse la nam ne te gjithe Shqiperine duke ofenduar nje grua punetore po flet edhe per mamane time e profesionin e saj, nderkohe qe mamaja ime ka 8 vite qe ka vdekur! Se di domethene ca duhet te them me shume se kaq per kete cop injorante”, shkruan Gerta.
Veç këtyre postimeve Gerta ka realizuar një lidhej Live nga Instagrami ku u ka treguar fansavef për një bisedë me gazetaren Karaiskaj, e cila e ka kërcënuar se do e denonconte në polici për shkak të ofendimit që i ka bërë.
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës
Vrasje në tentativë në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar