Google ADS

E kap për flokë: Miley Cyrus dhe bashkëshorti i saj sulmohen në Barcelonë

22:17 | 4 Qershor 2019
Arbresh Info

Miley Cyrus dhe bashkëshorti i saj Liam Hemsworth kishin vendosur të kalojnë fundjavën në Barcelonë, por kur u larguan nga hoteli iu ndodhi diçka e papritur, transmeton Gazeta Metro.

Me të dalë nga hoteli, ata u rrethuan nga fansat, por njëri prej tyre e kapi këngëtaren për flokësh dhe u përpoq për ta puthur. Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë rojat e sigurisë, të cilët larguan sulmuesin.

Miley mori pjesë në Festivalin “Primavera Sound” në Barcelonë, ndërsa as ajo dhe as bashkëshorti i saj nuk komentuan incidentin. Kjo nuk është hera e parë që Miley ka probleme me fansat.

Vlen të theksohet se pesë vjet më parë një i ri dërgoi një mesazh kërcënues për këngëtaren dhe publikisht tha se ajo e tërheq seksualisht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme