Tom Hardy njihet si një njeri i mrekullueshëm në Hollivud, shkruan arbresh.info
Ai gjithashtu thuhet se e mban gjithnjë fjalën, edhe kur do të thotë kjo gjë të shkruajë në trupin e tij diçka permanente si tatuazhi.
Tom ka thënë për Esquire UK që kishte humbur një bast me shokun e tij nga filmi The Revenant, Leonardo DiCaprio, i cili kishte parashikuar se Tom do të merrte nominimin për kategorinë Aktori më i Mirë në Rol Dytësor në akademinë Oscar.
Natyrisht që Leo kishte të drejtë, dhe Hardy u pajtua që ta bëj një tatuazh çfarëdo që do ta zgjidhte DiCaprio.
“Leo di çdo gjë”, kishte zgjedhur aktori i famshëm që t’i bëhej tatuazh Tomit.
Tani më në fund është publikuar një foto ku shihet tatuazhi i Tom Hardyt.
Kujtojmë se ishte pikërisht roli në filmin ‘The Revenant’ që i solli Oscarin e parë Leonardo DiCAprios, kurse Tom Hardy fitoi vetëm nominimin./Arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin