Popullsia e është zvogëluar për të dytin vit radhazi, tha të hënën zyra e statistikave Eurostat.
Sipas Eurostatit, popullsia e 27 vendeve që përbëjnë bllokun evropian ka rënë për 172,000 nga viti i kaluar dhe për 656,000 nga janari i 2020-shit.
“Në vitin 2020 dhe 2021, migracioni pozitiv neto nuk kompensoi më ndryshimin negativ natyror në BE dhe, si pasojë, popullsia totale e BE-së ka ardhur duke u zvogëluar”, tha ai, duke vënë në dukje ndikimet nga pandemia.
Më 2020 dhe 2021, migrimi pozitiv neto nuk e kompensonte më ndryshimin natyral në BE, si pasojë, popullsia totale e BE-së ka ardhur duke u zvogëluar”, thanë nga Eurostat, duke vënë në dukje ndikimet nga pandemia.
Numri i vdekjeve filloi të tejkalonte lindjet në BE një dekadë më parë, por imigrimi nga jashtë ndihmoi në kompensimin e hendekut deri në vitin e parë të pandemisë.
Herën e kaluar kur BE-ja kishte regjistruar një rënie të popullsisë ishte në vitin 2011, por kjo u rrit me shpejtësi për shkak të migrimit.
Duke pasur parasysh pandeminë, një popullsi në plakje dhe me një numër të vogël të lindjeve, Eurostati tha se vdekjet duhet të vazhdojnë t’i tejkalojnë lindjet në vitet e ardhshme, shkruan Reuters, transmeton klankosova.tv.
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Manchester United përgatit për një ofertë për 60 milionë eur...
Haradinaj mban sot konferencë për media