Ai është padyshim ndër këngëtaret më të famshëm në botë.
Bëhet fjalë për këngëtarin e hiteve të shumta, Ed Sheeran, transmeton Gazeta Express.
Ed Sheeran sot nuk ka pasur një ditë edhe aq të mirë.
Ai është rrëzuar dhe ka thyer krahun.
Lajmin e ka konfirmuar vetë 26-vjeçari. Ai ishte duke hipur në biçikletë kur u rrëzua dhe kishte thyer krahun e djathtë, gjë që mund t’i vinte në rrezik planet e ardhshme të turneut.
Duket se incidenti ndodhi këtë mëngjes kur Ed po ecte nëpër një rrugë në Londër.
Ai do të luajë një mori datash turne në Azi gjatë dy javëve të ardhshme, të cilat mund të anulohen nëse ai nuk është në gjendje të luajë me krahun e thyer.
Data e parë e Edit është planifikuar për në 22 tetor në Taipei, pasuar nga paraqitjet në Osaka, Seul në Korenë e Jugut, Tokio në Japoni, Hong Kong, Filipine, Indonezi dhe Singapor, përpara se të shkonin në Malajzi dhe Tajlandë në mes të nëntorit.
Datat e tij të fundit për 2017 janë shkruar për në 19 nëntor në Mumbai, Indi, dhe 23 nëntor në Dubai.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...