E ëma e Liam Payne nuk përmbahet, shihet në lot gjatë gjithë varrimit të tij

21:25 | 20 Nëntor 2024
Q L

Liam Payne u varros sot (20 nëntor) në vendlindjen e tij Wolverhampton dhe skenat nga funerali janë tejet prekëse.

Përkatësisht, nëna e tij Karen ka qarë gjatë gjithë kohës dhe nuk është ndarë nga bashkëshorti i saj dhe babai i Liam, Geoff.

Çifti u afrua nga miq dhe të njohur dhe një takim veçanërisht emocionues ishte me Simon Cowell, i cili u përpoq t’i ngushëllonte.

Përqafimi emocional u zhvillua para kishës ku u bë varrimi. E dashura e Cowell, Lauren Silverman, qëndronte afër ndërsa ai përqafonte prindërit e tij.

“One Direction” në konkursin “The X Factor” në 2010. Në funeral morën pjesë edhe anëtarë të tjerë të “One Direction”.

Në funeral është parë edhe e dashura e Liam, Kate Cassidy, e cila ishte me të disa ditë para vdekjes së tij.

Ajo mbërriti në varrim e shoqëruar nga Damian Hurley, i cili është djali i modeles së njohur Elizabeth Hurley.

Para fillimit të funeralit, shumë vendas dhe fansa u mblodhën për t’i bërë nderimet e fundit Payne, i cili vdiq më 16 tetor pasi u rrëzua nga një ballkoni i hotelit në katin e tretë në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme