Për të gjithë ju që nuk e njihni, Carole Middleton është nëna e dukeshës së Cambridge-it, Kate-it. Si rrallëherë, ajo ka folur për familjen në një intervistë dhe për faktin se si është të jesh nëna e një dukeshe.
Përveç të tjerave, Carole ka treguar se frika më e madhe për fëmijët e saj ishte se mos i humbiste kur të rriteshin, por në fakt familja e tyre është më e bashkuar se kurrë. Fakti që tashmë Kate është dukeshë nuk e ka larguar aspak nga familja e saj, madje në vitin 2016 ajo dhe William, së bashku me Charlotte dhe George (asaj kohe 3 dhe 18 muajsh), e kaluan ditën e Krishtlindjes me familjen Middleton, në vend që ta kalonin me mbretëreshën, duke thyer kështu traditën. Sipas ekspertëve, kjo u bë për të shmangur formalitetet mbretërore, sidomos për fëmijët që në atë kohë ishin shumë të vegjël.
Carole ka folur edhe për dhëndurët e saj, William-in dhe bashkëshortin e Pippa-s, James Matthews. “Kam dy dhëndurë të mrekullueshëm dhe shpresoj të kem edhe një nuse të mrekullueshme”, -është shprehur ajo. Për sa i përket dasmës së Kate, Carole ka treguar se ishte e emocionuar si çdo nënë, për më tepër që dasma po shihej nga e gjithë bota.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...