E di ku ndodhet Shqipëria? Ciara i përgjigjet fanses dhe përshëndetë në shqip

14:44 | 16 Mars 2019
A. B.

Ciara këngëtarja e njohur me famë botërore , është shumë e pëlqyer nga të gjithë bota e në veçanti ka edhe fansa të zjarrtë në Shqipëri.

Së fundmi një fanse e këngëtares nga Shqipëria, e cila ka kontaktuar me Ciaran përmes një lidhjeje direkte në rrjetin social Instagram, shkruan portali arbresh.info.

Fillimisht fansja pyetet nga këngëtarja e famshme se prej nga vjen, dhe ajo i përgjigjet duke thënë “Nga Shqipëria”, vend ky i cili duket të mos jetë i panjohur për Ciaran.

https://www.instagram.com/p/BvD3RJmAjHi/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_locale_control

“O sa mirë! E kam idenë ku bie përafërsisht, por nuk kam qenë ndonjëherë”, i përgjigjet Ciara në video.

Pas një bisede të shkurtër, Ciara e përmbyll live-n duke i kërkuar asaj t’i mësojë se si thuhet “Bye” (Mirupafshim) në shqip.

Ciara aarriti të shqiptojë shumë qartë fjalën “Mirupafshim” në shqip fanses së saj./ arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme