Këngëtari i njohur, Shpat Kasapi, është mjaft i pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e tij.
Ai është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e tij private dhe ajo profesionale, shkruan portali arbresh.info
Këngëtari së fundi u bë kryefjalë e mediave rozë, pasi i dha fund beqarisë duke u fejuar me bukuroshen Selvije Jao.
Dyshja së fundi kanë qenë të ftuar në emisionin “Roped with Olsi”, të cilët njëherësh kanë rrëfyer më shumë për lidhjen e tyre.
Selvije deklaroi se ka punuar si grimere dhe se aty është takuar me Shpatin.
“Unë kam punuar si grimere dhe kishte Shpati një klip dhe u kontaktova nga stafi i Shpatit, por ishin rregulluar të gjithë, ishin gati dhe unë rrija aty si gjynah. U prezantuam aty me Shpatin dhe më tha hajde ma bëj mua grimin. Dhe unë pranova se thashë mos t’i shkojnë lekët kot. U bëmë miq krijuam një kimi shumë të fortë. Kjo ka ndodhur para tri viteve. Kemi tri vite që njihemi. Kemi qenë miq fillimisht. Ngaqë ishim të afërt ia tregonim çdo gjë njëri-tjetrit, jepnim këshilla derisa Shpati më tha një ditë ti ke karakteristikat që unë dua nga partnerja ime”, tha ajo.
Ajo tutje tregon haptas që e xhelozon këngëtarin për shkak të profesionit të tij.
Theksojmë që Kasapi këto ditë ka qenë shumë i përfolur në faqet rozë pasi u aludua se është kapur me drogë, por që më pas demantoi lajmin e arrestimit.
Për këtë veprim, ai u shkarkua nga detyra e këshilltarit të zëvendëskryeministrit Artan Grubi, i cili e kishte emëruar vetëm një javë më parë. / arbresh.info/
Mevlani flet për videon e ish-të dashurës: Ka qenë e tepruar...
Panairi i Librit ul siparin, Tom Kuka shpallet autori më i m...
“Kam bërë tetë transfuzion gjaku dhe kam humbur 11 kg” – Tys...
Leo thotë se tek Lela e gjen qetësinë, Gjesti i bën pyetjen ...
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës