Cristiano Ronaldo po e shijon në maksimum Kupën e Botës që po mbahet në Rusi. Ai ka shënuar deri tani 4 gola duke kryesuar listën e golashënuesve. Por duket se gjithçka po shkon mirë edhe në jetën private. Duket se ai po shkon drejt martesës me të fejuarën e tij Georgina Rodriguez.
Ajo u pa në stadium në ndeshjen e Portugalisë me Marokun ku spikati një moment që u tregonte mikeve të saj unazën prej diamanti që ka marrë nga CR7. 24-vjeçarja dukej krenare me dhuratën që kishte marrë,shkruan portali arbresh.info.
Çifti ka një vajzë mes tyre, Alana Martina që lindi në nëntorin e kaluar. Ronaldo është baba edhe i 3 fëmijëve të tjerë, Cristiano Ronaldo Jr dhe binjakëve Eva dhe Mateo të lindur nga nëna të panjohura, por ai ka të drejta të plota mbi ta./arbresh.info/
Kumbaro: Shqipëria në syrin e Condé Nast Traveller është des...
Kosova vazhdon stërvitjet për dy sfidat e nëntorit
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian