E dashura e futbollistit Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez, është shumë aktive në rrjetet sociale.
Ajo në llogarinë zyrtare Instagram numëron 17.4 milionë ndjekës, gjersa në postimet që publikon zakonisht vë në pah linjat trupore, shkruan portali arbresh.info
Por, së fundi ajo ka bërë një gjest human në këtë kohë pandemie, Georgina ka dhuruar 20.000 maska për njerëzit e prekur nga ky virus, duke theksuar se bartja e një maske është një veprim themelor për t’u mbrojtur nga virusi vdekjeprurës.
“Unë kam bashkëpunuar me Bella Canvas për të dhuruar 20.000 maska për familjet në nevojë. Bartja e një maskë është një veprim themelor për t’u mbrojtur të gjithë ne nga përhapja e Covid-19”.
“Si komunitet i madh që jemi, ne mund të zvogëlojmë numrin e personave të prekur nga kjo sëmundje dhe ta shpëtojmë botën me një veprim aq të thjeshtë sa të mbulojmë veten. Ju lutemi, le të vazhdojmë ta përhapim këtë mesazh. Së bashku do ta kalojmë”, ka shkruar ndër tjerash ajo.
Përgjatë këtyre ditëve të izolimit, Georgina dhe Ronaldo janë duke kaluar mjaft kohë të mirë së bashku.
Ata po vazhdojnë të jenë të angazhuar dhe shpesh ndajnë me fansat aktivitetet e tyre të përditshme. /arbresh.info/
Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje...
Abdixhiku: Ndryshimi po vjen, ata që mashtrojnë nuk do të sh...
Bluesky me një qasje që do ta ndryshojë nga X dhe Threads
Të përfshirë në trafikimin e emigrantëve, ndalohen 3 punonjë...
SHBA paralajmëron Turqinë kundër mikpritjes së liderëve të H...
Gresa çon në nominim direkt Xhenetën dhe Drenushën, njëra so...