Kim Kardashian, kjo fytyrë publike e cila shumë shpesh përballet me kompani që kopjojnë veshjet e saj, ka reaguar së fundmi ndaj një brendi të famshëm.
Është fjala për brendin ‘Missguided’ I cili shumë shpësh kopjon fustanat apo dukjen e modeles. Së fundmi është një fustan që e ka reklamuar askush tjetër përveç të dashurës së Feros, Arbenitës.
Kim është ofenduar shumë nga kjo sjellje dhe për fansat e saj është shprehur në rrjete sociale.
“Është lodhëse të shohësh këto kompani të cilat po e hedhin poshtë mundin e shumë disenjatorëve të cilët vijnë me ide origjinale.I kam shikuar këto kompani duke fituar në krahë të biznesit të burrit tim për vite me radhë e tani po e bëjnë të njejtën gjë edhe me brende që unë punoj.Unë nuk mund të qëndrojë në heshtje më.”-kishte shkruar Kim në një postim.
Ajo ka paditur këtë kompani të modës dhe po kërkon dëmshpërblim me rreth 10 milionë dollar pasi që e njejta po përdor imazhet e Kim dhe motrave të saj për ta rritur popullaritetin në botë.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...