Google ADS

E dashura e Feros e lidhur me rivalin e tij?

12:11 | 23 Maj 2019
A. B.

Ndërkohë që Fero dhe Arbenita e kanë konsoliduar lidhjen e tyre dhe JO nuk janë ndarë, një tjetër histori po përflitet sot në media në lidhje me një romancë sekrete.

Këngëtari më i ri në tregun e muzikës hip-hop, Aggro, ka publikuar këngën e tij të fundit “Mon Bebe”, një diss për Feron dhe labelin muzikor, që, sipas tij, i kanë kopjuar këngën.

Por, për fansat, sherri ka një prapaskenë tjetër, pasi bëhet fjalë për një histori sekrete mes Aggros dhe Arbenitës.

Nuk e dimë se çfarë lidhje ka pasur Arbenita me të por reperi na ka futur më shumë në dyshime me një intervistë që ka dhënë për “Panorama Plus”.

Në këngën e fundit përmendet e dashura e Feros, Arbenita, dhe reperi bën diss duke folur edhe për “pengmarrje”. I pyetur për këtë, Aggro e sqaron kështu tekstin:

“Nuk është e vërtetë pengmarrja. Është metaforë. Falë Zotit, nuk kam pasur nevojë të kap asnjë femër me zor! Kush ka dashur, ka ardhur vetë!”

Ai është përfolur edhe për një takim që ka bërë në Londër me Arbenitën, dhe nuk e dimë ende nëse bëhet fjalë para lidhjes së saj me Feron apo pas:

“Me sa di unë, nuk kam qenë në Londër kurrë, por në Norvegji. Ama e lirë është bileta. Pastaj, mos harro, unë jam xhentëlmen! Mundet të ndodhë, po ashtu më kanë ngatërruar me binjakun tim. (Qesh)”

Nuk e dimë sesi qëndron historia e Aggro-s me Arbenitën, ndërsa presim të kemi një reagim nga modelja për të dhënë versionin e saj.

https://www.instagram.com/p/Bw7O_k2lv07/?utm_source=ig_embed

https://www.instagram.com/p/Bw7O_k2lv07/?utm_source=ig_embed

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme