Gjatë spektaklit “Xing me Ermalin”, këngëtarja Bleona Qerreti u bë pjesë e lojës së titulluar “Sa mirë e njeh ti babin” dhe nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdrejtë, ajo ballafaqoi përgjigjet e saj me babanë i cili ndodhet në Los Angeles.
E pyetur nga Ermal Mamaqi në lidhje me gënjeshtrën më të madhe që ajo mendon se i ka treguar i ati, Bleona u përgjigj:
“Unë kam idenë që gënjeshtra më e madhe që më ka thënë mua Nazmiu është që nuk ka pasur asnjëherë dashnore. S’e besoj dot. Ai ka qenë nënkryetar dege për 30 vjet, ka qenë në post të rëndësishëm, është burrë i bukur edhe sot që është 70 vjeç. Unë mamin e kam shumë të bukur, por kur thotë ai që s’ka pasur asnjëherë dashnore dhe që një ka dashur e një ka marrë, unë s’e besoj dot”, tha Bleona.
Sakaq, ka ardhur dhe përgjigja nga babai i këngëtares, i cili u përgjigj se nuk e ka gënjyer kurrë të bijën./Xing.a
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...